Ademola Lookman pritet të largohet nga Atalanta gjatë këtij afati kalimtar.
Dhe destinacioni i tij i radhës me gjasë do të jetë Anglia, me skuadra të njohura si Tottenham, Nottingham Forest, Aston Villa si dhe Liverpooli, nëse ndodhin largimet e pritshme të Luis Diaz dhe Federico Chiesas gjatë kësaj vere.
Edhe pse Atletico Madrid ka treguar interes më herët, klubet nga Premierliga duken më të gatshme të ndërmarrin hapa konkretë për transferimin e nigerianit.
Lookman, ka pasur një sezon të shkëlqyer me Atalantën në Serie A, ku numëron 31 paraqitje dhe shënoi 15 gola dhe 5 asistime.