Norvegji - Finlandë vlen shumë…

- Bota Sot

Norvegji - Finlandë vlen shumë…

Takimet e dyta në grupe do të nisin t’i japin formë Europianit të futbollit për femra.

Në orën 18:00 skuadra e Norvegjisë dhe e Finlandës do të ndeshen me njëra-tjetrën në një takim ku mund të vendoset se cila prej përfaqësueseve do të kualifikohet si e para e Grupit A. Ndeshja e cila do të luhet në “Stade de Tourbillon” të Sionit vjen për publikun shqiptar nëpërmjet ekranit të RTSH Sport.

Skenari është i qartë për të dy ekipet, të cilat kanë mundur që të marrin tri pikët në ndeshjen e parë. Norvegjia do të siguronte sot vendin e parë në Grupin A nëse mund Finlandën dhe Islanda nuk merr tri pikët përballë Zvicrës. Ndërsa Finlanda do të kualifikohej si e para nëse mund Norvegjinë dhe Zvicra nuk mposht Islandën.

Komisarja teknike e Norvegjisë, Gemma Grainger, përpara takimit tha: “E njohim mirë rivalin pasi u ndeshëm edhe gjatë fazës së kualifikueseve për ‘Euro 2025’. Kemi shumë respekt për mënyrën se si ato luajnë futboll. Mendoj se janë një ekip mjaft i mirë”.

Ndërsa fjalët e komisarit teknik të Finlandës, Marko Saloranta, përpara takimit ishin: “Fakti që të dy ekipet kanë marrë fitore në takimin e parë i bën të dyja skuadrat të vetëdijshme se me një fitore tjetër do të sigurojnë kualifikimin për në fazën me eliminim direkt. Pres që të dy ekipet të luajnë në sulm”.

Formacionet e mundshme:

Norvegjia: Fiskerstrand; Bratberg Lund, T Hansen, Mjelde, Bjelde; Engen, Maanum, Bøe Risa; Reiten, Hegerberg, Graham Hansen

Finlanda: Koivunen; Tynnilä, Kuikka, Nyström, Lehtola; Kosola, Öling, Summanen, Ahtinen; Rantala, Franssi



Read it all at Bota Sot