Fitorja në “MetLife Stadium” të Nju Xhersit përballë Borussia Dortmund është arkivuar shpejt nga Reali i Madridit.
Klubi spanjoll nxitoi për të lënë stadiumin pasi u nis drejt aeroportit ku e priste avioni me destinacion Majemin, ku është baza e ekipit iberik për këtë turne.
E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Kilian Mbappe, i cili u zgjodh nga kontrolli anti-doping për të bërë testet e rastit.
Francezi nuk mundi që të largohej me shokët e ekipit, të cilët u largua gati një orë përpara se edhe ai të kryente kontrollet.
Ekipi i Realit u largua nga “MetLife Stadium” në orën 19:30 (ora lokale) ndërsa Mbappe kreu të gjitha procedurat me vonesë dhe braktisi strukturën në orën 20:28.