Francesco Farioli emërohet trajner i ri te Porto

- Bota Sot

Francesco Farioli emërohet trajner i ri te Porto

Francesco Farioli është zyrtarizuar si trajner i ri i klubit portugez Porto, vetëm një muaj pas largimit nga Ajax. Ai vjen në vend të Martin Anselmi, i cili u largua nga skuadra më 1 korrik.

Farioli ka arritur në qytetin portugez të Portos të enjten në mbrëmje, ndërsa zyrtarizimi i tij si trajner i ri u bë të dielën. Ai ka nënshkruar kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2027 dhe objektivi i tij kryesor është fitimi i titullit të kampionit.

Trajneri italian është tridhjetë e gjashtë vjeç dhe karrierën e ka nisur si trajner i portierëve në tri klube italiane: Margine Coperta, Fortis Juventus dhe Lucchese. Më pas, ai ishte transferuar në Lindjen e Mesme, ku kishte punuar në Aspire Academy dhe me ekipet e të rinjve të Katarit.

Në fund të vitit 2017, ai ishte kthyer në Itali për të qenë pjesë e stafit të Roberto De Zerbi në Benevento dhe më pas në Sassuolo. Në verën e vitit 2020, ai e kishte marrë drejtimin e parë si trajner kryesor në Turqi, fillimisht te Karagumruk dhe më pas te Alanyaspor.

Në korrik të vitit 2023, Farioli kishte marrë një ofertë nga Nice në Francë, ndërsa rezultatet e mira atje bënë që ai të transferohej te Ajax në Holandë. Edhe pse pati një sezon të fortë, skuadra e tij humbi titullin në fundin e kampionatit nga PSF, ani se kishte pasur një epërsi të madhe.



Read it all at Bota Sot