Llapi nuk i ndahet përforcimeve për edicionin e ri.
Llapjanët prezantojnë sulmuesin e qendrës, Xheis Rushiti.
“Klubi Futbollistik Llapi njofton marrëveshjen e arritur me sulmuesin e qendrës, Xheis Rushiti.
22-vjeçari vjen nga radhët e KF Vora, klub me të cilin u shpall kampion në Kategorinë e Parë në Shqipëri dhe u inkuadrua në Kategorinë Superiore.
Për Rushitin, eksperienca me Llapin do të jetë e para në Kosovë, pasi që më parë ka luajtur edhe për kategoritë e reja të Internacional Tirana dhe Partizanit.
Sulmuesi është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore dhe do jetë forcë shtesë për edicionin e ri”, njofton KF Llapi.