Futbollisti i njohur largohet nga Juventus vetëm pas një sezoni

- Bota Sot

Futbollisti i njohur largohet nga Juventus vetëm pas një sezoni

Edhe pse pagoi 50 milionë euro për të verën e kaluar, kur e transferoi nga Aston Villa, Juventus i ka bërë përfundimisht dalje Douglas Luiz, duke mos i dhënë as mundësinë e një “shansi të dytë”, pas sezonit të parë të dështuar.

Calciomercato.com raporton se Igor Tudor nuk e sheh brazilianin si pjesë e projektit të tij dhe ka kërkuar nga drejtuesit largimin e tij.

Në anën tjetër, edhe braziliani kërkon të largohet, pasi do një ekip ku të luajë rregullisht dhe të jetë protagonist, pasi synon të jetë pjesë e Brazilit për Kupën e Botës 2026 dhe këtë gjë mund ta arrijë vetëm duke luajtur rregullisht.

Pavarësisht se dështoi në Serie A me Juventusin, për brazilianin ka interes nga dy klube të Premier League, siç janë Nottingham Forest dhe Leeds United.

Edhe pse ende nuk ka bisedime mes palëve, një gjë është e sigurt, që Douglas Luiz nuk do luajë me Juventusin sezonin e ri dhe me shumë mundësi braziliani do rikthehet në Premier League, aty ku ishte një nga lojtarët më të mirë para se të transferohej te bardhezinjtë.



Read it all at Bota Sot