Interi trembet për Dumfries, City gati të paguajë klauzolën

- Bota Sot

Interi trembet për Dumfries, City gati të paguajë klauzolën

E ardhmja e Denzel Dumfries mund të ndryshojë së shpejti drejtim. Mbrojtësi i djathtë i Interit, një nga lojtarët kryesorë në skuadrën zikaltër, është në qendër të një shpërthimi të mundshëm të tregut.

Kontrata e holandezit përmban një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh, e vlefshme deri më 15 korrik.

Një shifër që është e arritshme për shumë klube të mëdha evropiane, e cila do t’u lejonte atyre të negocionin drejtpërdrejt me lojtarin pa kaluar nëpër zyrat e klubit zikaltër.

Ditët e fundit, është folur shumë për një interes të mundshëm nga Barcelona, ​​një klub që ka qenë në gjurmët e Dumfries për njëfarë kohe. Megjithatë, kufizimet që lidhen me Fair Play Financiar i kanë detyruar katalanasit të bëjnë një hap prapa.

E ndërsa Barça po tërhiqet, një skenar i ri dhe shumë më i rrezikshëm po hapet për Interin. Sipas Mundo Deportivo, Manchester City e ka përfshirë Dumfries në listën e përforcimeve për krahun e djathtë, pas shitjes së Kyle Ëalker te Burnley. Një profil, ai i mbrojtësit të krahut të zikaltërve, që e bind Pep Guardiolën për karakteristikat e tij fizike, sulmin dhe përshtatshmërinë me sistemin e lojës së Citizens.

Lajmi është shqetësues për Interin, klubi anglez nuk do të ketë vështirësi në pagesën e klauzolës prej 25 milionë eurosh, veçanërisht pas një fillimi faraonik në treg që tashmë ka parë mbërritjen e Reijnders, Ait-Nouri dhe Cherki për një total prej më shumë se 130 milionë eurosh.

Për Interin, humbja e Dumfries në mesin e korrikut do të thoshte se duhet të rregullojë shumë shpejt gjërat. Klauzola ia vë gjithçka në dorë lojtarit dhe rreziku i një largimi surprizë është më konkret se kurrë.



Read it all at Bota Sot