PSG në hall

- Bota Sot

PSG në hall

PSG do të përballet me Realin në gjysmëfinalen e Botërorit për klube.

Ndeshja është e programuar më 9 korrik, prej orës 21:00.

Situata nuk shfaqet aspak e mirë për skuadrën e Luis Enrikes.

Nga sfida me Bajernin u larguan Pacho dhe Hernandez me karton të kuq.

Sot ekipi u rikthye në stërvitje dhe i mungonin lojtarë të tjerë. Kështu Hakimi dhe Fabian Ruiz qëndruan në palestër, bashkë me ta edhe Kimpembe.

Pjesa tjetër u stërvit në kushtet atmosferike jo të favorshme, pasi temperaturat ishin mjaft të larta. Stoli ndaj Bajernit pati një seancë normale stërvitore, ndryshe nga pjesa tjetër.



Read it all at Bota Sot