Dikur votoi kundër Kosovës, Dejan Saviçeviqi ndalohet në polici

- Bota Sot

Dikur votoi kundër Kosovës, Dejan Saviçeviqi ndalohet në polici

Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviq, ish futbollisti i Milanit, është ndaluar nga policia të shtunën në mbrëmje.

Arsyeja e ndalimit të njeriut të parë të futbollit malazez janë disa shkelje të rregullave në trafik.

Saviçeviq iu dorëzua një gjyqtari për kundërvajtje dhe u dënua me gjobë. 

Pasi u dënua, Saviçeviq u lirua.

Saviçeviq nuk iu përgjigj thirrjeve nga media malazeze në lidhje me këtë ngjarje.

Ai u soll në gjykatë me akuzë për kundërvajtje të ngritur nga policia e Herceg Novit për shpejtësi dhe tejkalim në vijën e plotë.

Siç ka mësuar Portali malazez ‘RTCG” jozyrtarisht, ai refuzoi ti nënshtrohej një testi për alkool.

Duhet theksuar se Saviçeviq në vitin 2016 votoi kundër pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA.



Read it all at Bota Sot