Ish futbollisti i Milanit, Dejan Saviçeviq, aktualisht kryetar i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, merr një goditje tjetër nga policia malazeze.
“Saviçeviq gjobitet me 1,000 euro, pasi refuzon ti nënshtrohet testit të alkoolit.
Saviçeviq nuk do drejtojë automjetin për katër muajt e ardhshëm, ky është vendimi i Departamentit të Herceg Novit përkatësisht
Gjykatës për Kundërvajtje të Lehta”, ka shkruar mediumi mallazez “Vijesti”.
“Saviçeviq u gjobit për shkelje dhe refuzimin e test alkoolit.
Ai u ndalua nga një patrullë e policisë”, shkruan më tej.