Situata e pazakontë, Reali “harroi” Mbappen në stadium

- Bota Sot

Situata e pazakontë, Reali “harroi” Mbappen në stadium

Reali i Madridit përjetoi një situatë të pazakontë pas ndeshjes kundër Borusias së Dortmundit.

Të bardhët siguruan kualifikimin dhe lojtarët u larguan gradualisht nga stadiumi për t’u hipur në autobus dhe për t’u drejtuar për në aeroplanin që do t’i kthente në Palm Beach, Majami, qendrën e tyre të grumbullimit në Kupën e Botës për Klube.

Megjithatë, Madridi u përball me një situatë të papritur. Me të gjithë skuadrën tashmë në autobus dhe Florentino Pérez gjithashtu në makinën e tij, klubi madrilen u detyrua të largohej pa yllin e vet Kilië Mbape.

Sulmuesit francez iu desh gati një orë kohë për t’iu nënshtruar një testi antidoping dhe e gjithë skuadra u largua nga stadiumi “MetLife” pa të.



Read it all at Bota Sot