Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi

- Bota Sot

Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi

Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi gjatë kësaj vere, duke detyruar klubin zikaltër të riorganizojë ndjeshëm repartin e mesfushës.

Sipas raportimeve nga Sky Sport, mesfushori shqiptar ka zgjuar interesim nga Spanja, konkretisht nga skuadra e Betis Sevilla.

Ish-lojtari i Empolit është një nga emrat që po monitorohen nga klubi andaluzian në këtë afat kalimtar.

Edhe pse Asllani e ka theksuar disa herë se është tifoz i Interit, hapësirat e kufizuara si titullar në dy sezonet e fundit mund ta shtyjnë të kërkojë një ambient të ri, ku të ketë më shumë mundësi për t’u shprehur dhe për të treguar vlerat e tij në fushë.



Read it all at Bota Sot