Me Vlahovic që ka bërë gati “valixhet”, në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” po punojnë për të gjetur një pasues të ri, ose të besojnë grupit aktual, të mbajnë në Torino dyshen Kolo Muani-Conceiacao.
Sipas La Gazzetta dello Sport, prioritet i Juves është Vicotor Osimhen, një dëshirë e vjetër, por sërish pengesë e fortë mbetet Napoli dhe klauzola e tij e largimit prej 75 milionë euro.
De Laurentiis as që ka ndërmend të bëjë skonto në lidhje me vlerën e tij të kartonit, por kjo klauzolë mbetet në fuqi deri më 15 korrik. Gjithnjë sipas mediave italiane, Juve i ka kërkuar Osimhen të pres deri më 15 korrik, më pas ideja e tyre është të vendosin në vështirësi bosin e Napolit, të ul pretendimet, duke pasur në dorë pëlqimin e lojtarit.
Juve është pak me e qetë në pikë pasi plani i tyre B, Kolo Muani, nuk bën pjesë në planet e PSG. Sulmuesi francez dhe PSG mund të presin për t’i futur në negociata. Juventus kanë të përfshirë në kontratë e huazimit një klauzolë që e lejon të blejë përfundimisht kartonin e lojtarit për një çmim të fiksuar, 40-45 milionë euro. Luis Enrique ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit vendimin e tij për sulmuesin francez, për këtë arsye lojtarit dhe klubit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të presin se si do të shkojnë negociatat me Osimhen.