I riu Agon Zejnullahu ka humbur jetën në Lipjan, në orët e para të së hënës.
Rrethanat e vdekjes së të riut ende mbeten të paqarta, sakaq media i është drejtuar Policisë për detaje lidhur me rastin, por që ende nuk ka marrë asnjë informacion.
Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur edhe i pari i Lipjanit, Imri Ahmeti.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e parakohshme të më të dashurit tuaj Agon Zejnullahut, Kjo ngjarje e rëndë ka prekur thellë jo vetëm familjen tuaj, por edhe gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit. Në këto momente të dhimbshme, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zejnullahu, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin Agonin. Zoti e mëshiroftë!”, ka shkruar Ahmeti.