Nuk kanë fund zërat në Itali rreth të ardhmes së Kristjan Asllanit. Fakt është që mesfushori kuqezi është nxjerr në shitje nga klubi zikaltër, kjo pasi në këto 3 vite, Asllani nuk arriti kurrë të ngjitej në lartësinë e pritshmërive, nuk arriti kurrë të bënte vendin e tij në Milano. Të shumë janë ekipet në Serie A që kanë kryer sondazhe në lidhje me Asllanin, të gatshëm t’i ofrojë një vend si protagonist, por pengesë mbetet vlera e tij e kartonit, me Inter që nuk ka ndërmend të bëjë skonto për një lojtar që investuan 10 milionë euro për ta blerë nga Empoli 3 vite më parë.
Sky Sport sjell një tjetër version në lidhje me të ardhmen e tij, pasi sipas prestigjiozes sportive, në skenë së fundmi ka dalë edhe Real Betis.
Ekipi spanjoll po monitoron nga pranë situatën rreth Asllanit, po marrin informacionet për futbollistin shqiptar dhe në javët e ardhshme pritet të zbarkojnë në Milano për të negociuar me Interin dhe më përfaqësues të lojtarit.
Përpara se të marrin një vendim final për Asllanin, fillimisht Inter do të vendos përfundimisht se çfarë do të bëjnë me Calhanogu. Largimi i turkut do të linte një gropë të madhe në mesfushë, do të detyronte drejtuesit e klubit të gjenin në treg një tjetër regjisor. Në çdo rast, largohet apo jo Calhanoglu, Inter është i hapur për të dëgjuar çdo ofertë që vjen në drejtim të Asllanit.