Haradinaj kujton Betejën e Morinës: Rënia e dëshmorëve u bë frymëzim për mijëra të rinj

- Bota Sot

Haradinaj kujton Betejën e Morinës: Rënia e dëshmorëve u bë frymëzim për mijëra të rinj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot Betejën e Morinës, e cila më 7 korrik 1998 shënoi një kapitull të ri në luftën çlirimtare në Zonën Operative të Dukagjinit.

Në përvjetorin e kësaj beteje, Haradinaj së bashku me familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë bëri homazhe për të nderuar ata që ranë në këtë përballje me forcat armike: Muhamet Ukshini, Shkëlzen Syla, Blerim Ukshini, Ahmet Pulatini, Fisnik Salihu, Nezir Elezaj, Ymer Bytyqi, Arben Ukshini dhe Sylejmon Abdyli.

“Rënia e tyre ishte një goditje e rëndë për rrjedhën e luftës, por njëkohësisht u bë frymëzim për mijëra të rinj që iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e çuar më tej idealin e shenjtë të lirisë”,  ka shkruar Haradinaj.

Në këtë përvjetor, u nderua edhe kujtimi për dëshmorin Agim Mazrekaj, të cilin Haradinaj e përshkroi si luftëtar të vendosur dhe të gatshëm për çdo betejë.

“Trimëria e Agimit do të kujtohet ndër breza,” theksoi ai, duke shtuar se homazhe janë bërë edhe në Voksh të Deçanit, pranë lapidarit të dëshmorit Xhevat Nitaj.



Read it all at Bota Sot