Igli Tare bën ofertën e fundit për mesfushorin me origjinë shqiptare

- Bota Sot

Igli Tare bën ofertën e fundit për mesfushorin me origjinë shqiptare

Milani është shumë afër mbylljes së nënshkrimit të tretë të mesfushës këtë verë, pas Modriç dhe Riçi.

Mesfushori i Klub Bryzh, Ardon Jashari, nuk mori pjesë në miqësoren e ekipit të tij kundër Rejnxhërs në Glasgou, duke pritur në Belgjikë për tymin e bardhë. Siç raportohet nga Tuttosport, belgët do të ndalen për t’u stërvitur në Londër për pesë ditë të tjera, por Jashari do të presë që negociatat të zhbllokohen.

Aktualisht, Milani ka ofruar 32 milionë euro plus 3 në bonuse, ndërsa Bryzh kërkon 35 milionë euro fiks. Përshtypja është se kuqezinjtë do të duhet të rrisin pjesën fikse vetëm me 1 ose 2 milionë për të zhbllokuar marrëveshjen. Jashari, nga ana e tij, i ka përsëritur klubit belg dëshirën e tij të fortë për të veshur fanellën e kuqezinjve sezonin e ardhshëm, një shenjë e një preference të qartë për destinacionin italian.

Jashari mund të bëhet një lojtar i ri i Milanit që në gjysmën e parë të kësaj jave, duke përfunduar punën e rinovimit të mesfushës. Pasi mesfusha të jetë e rregulluar, drejtuesit e Milanit do të përqendrohen në mbrojtje dhe sulm, me kërkimin për një sulmues qendror cilësor që ndoshta do të fillojë në gusht, kur çmimet e sulmuesve në treg mund të bien, pasi klubet e mëdha evropiane të kenë lëvizur edhe lojtarët e tyre.



Read it all at Bota Sot