Rusët kryejnë sulme me dronë në Kharkiv, 47 civilë lëndohen – pamje kur fluturaket pa pilot godasin infrastrukturën civile

- Bota Sot

Rusët kryejnë sulme me dronë në Kharkiv, 47 civilë lëndohen – pamje kur fluturaket pa pilot godasin infrastrukturën civile

Shpërthimet tronditën qytetin e Kharkiv në mëngjesin e 7 korrikut. Raportet e hershme tregojnë se ka pasur gjashtë sulme në zonat e banuara në Kharkiv, dhe 11 njerëz kanë pësuar lëndime, përfshirë personin një gjendje kritike. Për më tepër, një person ka mbetur i bllokuar  nën rrënoja. Gjithsej 47 njerëz janë plagosur në dy sulme ruse ndaj Kharkiv.

Ihor Terekhov, kryetar i Kharkivit, ka njoftuar gjithashtu  se në orën 11:30, gjashtë dronë Shahed kishin goditur civilët në vetura dhe ndërtesa kolektive.

Përveç kësaj, rusët goditën rrugën afër ndërtesave të banimit, ku makinat po digjen dhe semaforët u dëmtuan.

Pamje të ndryshme amatore, tregojnë dronët duke goditur infrastrukturën civile madje edhe qytetarët që gjendeshin nëpër fusha.

E zyra e prokurorit në rajonin e Kharkivit, ka njoftuar se numri i të lënduarve nga sulmi rus me dronë në Shevchenkivskyi, Slobidskyi dhe Kharkiv mund të rritet. 



Read it all at Bota Sot