Chelsea detyrohet të shesë lojtarë për të garuar në Ligën e Kampionëve

- Bota Sot

Chelsea detyrohet të shesë lojtarë për të garuar në Ligën e Kampionëve

Chelsea është në mesin e katër skuadrave më të mira në Botërorin e Klubeve, garë kjo e cila po sjellë përfitime të mëdha financiare, por klubi anglez ka edhe një tjetër problematikë për ta zgjidhur para niesjes së edicionin të ri garues.

Sipas “The Times”, Chelsea është i detyruar të shesë një pjesë të skuadrës së saj aktuale në mënyrë që të nënshkruajë lojtarë të rinj për Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm. Kjo për shkak se klubi anglez duhet të ketë një bilanc pozitiv transferimesh, një kërkesë që ka qenë në fuqi për të paktën dy sezone.

Me fjalë të tjera, siç raportohet nga media e lartpërmendur, rregulloret përcaktojnë se " çdo shpenzim për të shtuar lojtarë në skuadrën e tyre të regjistruar në UEFA duhet të mbulohet nga të ardhurat e lojtarëve që largohen ". Prandaj, bonuset e fituara për rezultatet e Kupës së Botës nuk i ndihmojnë “Blutë” të përmbushin këtë kërkesë.

Ekipi i Maresca -s filloi herët merkaton e transferimeve. Chelsea deri më tani ka nënshkruar me lojtarë si Liam Delap (35 milionë euro), João Pedro (63.7 milionë euro) dhe Jamie Gittens (60 milionë euro). Ka gjithashtu thashetheme që lidhin ardhjen e më shumë lojtarëve në klub pas Kupës së Botës. Kjo situatë nuk përmirëson perspektivën në lidhje me kërkesat e UEFA-s.



Read it all at Bota Sot