Meteorologu Mendim Rugova tha se “nuk mbahet në mend kaq thatësi”, sikur sivjet në Kosovë.
Ai tha në #Gjesi në T7 se thatësira e sivjetme në Prishtinë, nuk ka ndodhur prej 100 vjetësh.
Prej viteve të ’80 kur ekzistojnë matjet e lagështisë së dheut, ai tha se këtë vit qershor ishte “toka më e thatë” ndonjëherë.