Avokati në Serbi: Kemi një president të çmendur, protestuesit do të fitojnë

- Bota Sot

Avokati në Serbi: Kemi një president të çmendur, protestuesit do të fitojnë

Protestat masive tash e më shumë se hjashtë muaj në Serbi nuk po marrin fund.

Sot protestuesit kishin vendosur të bllokojnë rrugët kryesore të Beogradit kështu duke “revoltuar” policinë e shtetit të cilët ndaluan që disa rrugë të mos bllokoheshin.

Pas incidentit që ndodhi në stacionin hekurudhor në Novi Sad ku vdiqën 16 persona protestat kanë qenë të vazhdueshme ku pos kërkesës për ndalim të korrupsionit po kërkohet edhe mbajtje e zgjedhje në mënyrë që të largohet nga pushteti Aleksandar Vuçiq.

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq po thotë se Vuciqi nuk po heq dorë nga “uzurpimi” që ia ka bërë Serbisë.

 “Në Serbi po luftohet për demokraci. Ne kemi një President të çmendur i cili në vitet e fundit morri në fuqi çdo gjë në Serbi dhe nuk do që të dorëzohet. Qytetarët së bashku me studentët po luftojnë kundër kësaj, kundër tij”, deklaroi Çedomir Stojkoviq – Avokat.

Pos tjerash ai beson se intensiteti i protestave do të rritet dhe qytetarët serbë do të ia arrijnë qëllimit të tyre.

 “Protestuesit do të fitojnë dhe unë pres që protestat në vjeshtë, specifikisht në shtator-tetor të jenë më të mëdha. Në këtë situatë kam pritshmëri të lartë se mund të ketë ndryshime në Serbi. Ose do të kemi zgjedhje parlamentare ose do të kemi diçka më serioze dhe çfarë po shoh nga njerëzit, ata janë shumë të vendosur dhe nuk e kanë plan të dorëzohen”, deklaroi Çedomir Stojkoviq – Avokat.

Studentët, që kanë protestuar vazhdimisht pos tjerash po kërkojnë edhe publikimin e dokumentacionit të plotë të rindërtimit të stacionit hekurudhor, identifikimin dhe ndjekjen penale të atyre që kanë sulmuar protestuesit gjatë tubimeve në të gjithë Serbinë.



Read it all at Bota Sot