“Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza

- Bota Sot

“Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza

Presidentja e Parlamentit Evropian (PE), Roberta Metsola, në ceremoninë përkujtimore për 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë dha mesazhin që kjo “të mos ndodhë kurrë më”, ndërsa disa deputetë theksuan se Evropa, e cila dështoi të mbronte myslimanët boshnjakë, ka përgjegjësinë për të ndaluar gjenocidin në Gaza.

Seanca e Asamblesë së Përgjithshme të PE-së filloi me ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, i cili u përjetua në Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë luftës 1992-1995 dhe që cilësohet si “tragjedia më e madhe njerëzore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Në fjalimin e saj, presidentja e PE-së, Roberta Metsola, kujtoi se mijëra myslimanë boshnjakë u masakruan, u zhdukën dhe u zhvendosën me forcë nga shtëpitë e tyre.

“Srebrenica nuk duhet të ndodhë më kurrë”, tha Metsola.

Disa nga deputetët që dolën në podium si pjesë e përkujtimit vunë në dukje se Evropa dështoi të parandalonte gjenocidin në Srebrenicë dhe se duhet të bëhen përpjekje për të parandaluar gjenocidet e reja, duke pranuar se gjenocidet janë kryer edhe në Evropë.

Matjaz Nemec, një deputet slloven nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), tha se: “Sot, Evropa po bën përsëri sikur ‘nuk e di’. Emri i cilit qytet palestinez do të duhet të shkruhet me gjak në librat e historisë njerëzore, në mënyrë që të kalojmë nga fjalët në veprime?”

Edhe Tineke Strik, një eurodeputete holandeze nga Grupi i të Gjelbërve, theksoi: “Ne kemi përgjegjësi të mësojmë nga ky dështim dhe për këtë arsye duhet të parandalojmë gjenocidin që vazhdon në Gaza”. 



Read it all at Bota Sot