Zjarr i qëllimshëm në Prizren – 11-vjeçari dyshohet se shkaktoi dëme prej 20 mijë euro

- Gazeta e Prizrenit

Zjarr i qëllimshëm në Prizren – 11-vjeçari dyshohet se shkaktoi dëme prej 20 mijë euro

Një zjarr i madh që përfshiu një pronë private në lagjen “Islam Spahiu” të Prizrenit dyshohet të jetë shkaktuar nga një fëmijë 11-vjeçar, i cili tashmë është subjekt i hetimeve të autoriteteve.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rreth orës 16:00 të datës 07.07.2025, në polici është raportuar një rast zjarrvënieje në një pronë private. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas vlerësimit të situatës, janë thirrur Zjarrfikësit dhe ekipet e KEDS, të cilët kanë ndërhyrë për ta lokalizuar zjarrin.

Sipas pronarit të dëmtuar, A.A., flakët kanë përfshirë kulmin e shtëpisë dhe një fermë të vogël brenda oborrit, me dëme të vlerësuara rreth 20 mijë euro.

I dyshuari për këtë zjarr është identifikuar si E.D., një fëmijë vetëm 11 vjeç, ndërsa krim-teknika dhe hetuesi kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes për ekzaminime të detajuara.


Pas konsultimeve me Prokurorin e Shtetit, është urdhëruar inicimi i rastit si “Zjarrvënie”, dhe procedura është dërguar për hetime të mëtutjeshme.



Read it all at Gazeta e Prizrenit