Formacioni i mundshëm i Egnatias sonte

- Bota Sot

Formacioni i mundshëm i Egnatias sonte

Mbrëmjen e sotme, Egnatia do të rikthehet në fushën e lojës për të nisur rrugëtimin europian.

Të besuarit e Edlir Tetovës do të presin në “Arena Egnatia” në orën 21:00 skuadrën e Breidablik.

Kjo do të jetë sfida e turit të parë të kualifikueseve të Champions League për kampionët e Shqipërisë.

Në prag të kësaj sfide, Tetova pritet të hedhë në fushë një formacion 4-2-3-1.

Nuk pritet të ketë shumë ndryshime nga sezoni i kaluar i Superiores, por pritet të ketë një debutim. Kastriot Selmani i ardhur nga Drita, me shumë gjasa do të luajë që nga starti sonte i avancuar nga krahu i djathtë.

Formacioni i mundshëm i Egnatias përballë Breidablik:

EGNATIA (4-2-3-1): Dajsinani; Ndreca, Sota, Xhemajli, Fangaj; Fernando, Aleksi; Ujka, Lushkja, Selmani; Guindo. Trajner: Edlir Tetova.



Read it all at Bota Sot