Besa e Kavajës është gati të përforcojë prapavijën e klubit.
Skuadra e cila i shkoi afër ngjitjes në Kategorinë Superiore, ka arritur marrëveshjen me Reild Kurti që pritet vetëm zyrtarizimi.
Siç bën me fije “Futbolli në Shqipëri”, mbrojtësi 22-vjeçar do të mbërrijë në Kavajë si zëvendësues i Erlis Frashërit. Ky i fundit u largua nga Besa në merkaton e verës.
Reild Kurti është pëlqyer edhe nga trajneri Emiliano Çela që pritet ta inkuadrojë në formacion.
Mbrojtësi 22-vjeçar që do të largohet nga Korabi, është afrimi i katërt i Besës së Kavajës në këtë merkato.