Anhel Di Maria u prezantua te Rozario Central dje dhe nuk mund t’i mbante lotët.
Kanë kaluar 18 vite, kur Di Maria u largua nga klubi ku nisi gjithçka.
Çfarë dihet është se dëshira e sulmuesit ka qenë për t’u kthyer më parë. Asgjë nuk është konkretizuar, për shkak të kërcënimeve me jetë nga bandat e Argjentinës.
Rozario njihet si një vend i rrezikshëm me krime dhe përplasje mes grupeve të ndryshme.
Tashmë ëndrra e Di Marias u bë realitet. Dhe pse nuk foli për tërheqjen nga futbolli, me shumë gjasa Rozario do të jetë aventura e fundit për të.