Partizani do të përballet me Kaljun, më 10 korrik ora 18:45. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e parë të Ligës së Konferencës.
Kalju ka njoftuar se nuk do të ketë transmetim të drejtpërdrejt për ndeshjen në Talin.
Në këtë mënyrë i bën thirrje të gjithë tifozëve të shkojnë në stadium.
Po ashtu gjatë kësaj kohe nuk është njoftuar asnjë kanal, që ka fituar të drejtën e transmetimit në Shqipëri. Kjo do të jetë edhe ndeshja e parë, që nis sezonin e ri te Partizani.
Të kuqtë kthehen në fushë si skuadër e konsideruar favorite në Europë. Kalju aktualisht mban vendin e katërt në Estoni, ndërsa në maj fitoi Kupën.