Fenerbahçe ëndërron transferimin e Sanchezit

- Bota Sot

Fenerbahçe ëndërron transferimin e Sanchezit

Klubi turk, Fenerbahçe raportohet se po përgatit një goditje të madhe në afatin kalimtar të kësaj verë.

Sipas medieve turke, skuadra nga Stambolli ka vënë në shënjestër yllin kilian Alexis Sanchez, duke e identifikuar atë si një përforcim strategjik për sezonin e ri.

Për të bindur ish-yllin e Arsenalit, Barcelonës dhe Interit, Fenerbahçe është duke përgatitur një ofertë të majme. Klubi turk thuhet se i ka ofruar Sanchez-it një kontratë njëvjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon, si dhe një avion privat në dispozicionin e tij personal, si pjesë e paketës luksoze.

Në moshën 36-vjeçare, Alexis mbetet një lojtar me përvojë të jashtëzakonshme dhe grintë të padiskutueshme.

Pas një sezoni të tensionuar dhe konkurrencës së fortë në Superligën turke, Fenerbahçe kërkon të bëjë gjithçka për të rikthyer titullin kampion.

Me transferime si ai i Dusan Tadic, Edin Dzeko dhe tani potencialisht Alexis Sanchez, klubi po ndërton një skuadër me përzierje përvoje dhe cilësie.



Read it all at Bota Sot