“Po e pres, nuk e kam takuar ende”. Këto fjalë të Massimilano Allegrit, të thëna gjatë konferencës së tij të prezantimit, i pyetur në lidhje me Zlatan Ibrahimoviç zbulojnë qartë një detaj, Ibra nuk është më në qendër të projektit kuqezi, nuk është më zoti, ashtu siç ai preferon të quhet.
Sigurisht Allegri shtoi me pas së ka folur me të pasi u zyrtarizua, por takimi i tyre i parë erdhi vetëm në seancën e parë stërvitore, pasi në konferencën për shtyp në krah të tij ishte vetëm Drejtori Sportiv, Igli Tare.
Prezantimi i Allegrit dhe Igli Tares bëri jehonë në mediat italiane edhe për një tjetër detaj, reagimin e Tares për Theo Hernandez me këtë të fundit që është transferuar në Arabinë Saudite, tek ekipi i Al Hilal, por mimika e Tares, duke shprehur habi, u duk sikur Drejtori Sportiv nuk ishte në brendësi të këtij transferimi.
Fakt është që anësori francez është transferuar tek ekipi saudit për 20 milionë euro. Tare dhe Allegri sapo kanë nisur punën, pasi klubi kuqezi pritet të jetë një “kantier” i vërtetë këtë verë.
Nga Milano pritet të largohen ende disa lojtarë ndërsa drejtuesit po punojnë për t’i vendosur në dispozicion trajnerit elementët që ai kërkon. Transferimi i Ricci dhe ardhja e Luka Modric plotëson 2 nga 3 postet në mesfushë, i fundit që Tare kërkon me insistim është Jashari.
Ndryshime të rëndësishme pritet të ketë edhe në repartin ofensivë ku me largimin e Jovic, Abraham e Camarda, Allegrit i duhet një qendërsulmues i ri, largohet ose jo Gimenez. I pyetur në lidhje me Vlahovic, Allegri nuk preferoi të komentoi por ja kaloi topin Igli Tares.