Tottenham Hotspur ka zyrtarizuar blerjen e një lojtari të ri.
Bëhet fjalë për japonezin Kota Takai, nga skuadra e Kawasaki Frontale.
Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kampionët në fuqi të Europa League
Detajet financiare nuk u zbuluan, por raportet e mediave britanike thanë se kampionët e Europa League, Tottenham, paguan një tarifë prej pesë milionë paundësh (6.82 milionë dollarë) për 20-vjeçarin.
Takai , një produkt i akademisë së të rinjve të Frontale, ishte pjesë e skuadrës që nuk arriti të fitonte titullin elitar të Ligës së Kampionëve të Azisë, pasi pësoi një humbje 2-0 ndaj Al Ahli të Arabisë Saudite në finalen e majit.
Takai është qendërmbrojtësi i tretë që i bashkohet klubit të Londrës Veriore këtë verë, duke e forcuar më tej mbrojtjen e tyre pas mbërritjes së Luka Vuskovic nga Hajduk Split dhe Kevin Danso , huazimi i të cilit nga RC Lens u bë i përhershëm.