Kylian Mbappe është i gatshëm

- Bota Sot

Kylian Mbappe është i gatshëm

Kylian Mbappe është i gatshëm.

Pasi mungoi në fazën e grupeve të Botërorit të Klubeve shkaku i një problemi shëndetësor, i cili bëri që ai t’i humb 4-5 kilogramë, ylli francez e ka gjetur formën më të mirë fizike pikërisht para ndeshjes mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit, e cila do të luhet nesër mbrëma duke filluar nga ora 21:00.

Një duel special për përfaqësuesin francez, e cila e shënon edhe përballjen e tij të parë me ish-skuadrën e tij.

Kundër Juventusit dhe Borussia Dortmundit, Mbappe luajti më pak se 20 minuta, ndërsa shënoi gol të jashtëzakonshëm me gjysmë-gërshërë në çerekfinale të kësaj gare.

Mbappe e ka rikthyer tashmë peshën që e kishte para infeksionit dhe po ushtron normalisht me ekipin.

Trajneri Xabi Alonso ka thënë se lojtari nuk është ende 100%, por që po i afrohet dita-ditës.

Kjo njëherësh konsiderohet si një finale para finales pasi skuadra që do të shkojë në finale shihet si favorite karshi Chelseat ose Fluminenses.



Read it all at Bota Sot