Kovaç: Dortmund mes 8 ekipeve më të mira në botë, nuk është dështim

- Bota Sot

Kovaç: Dortmund mes 8 ekipeve më të mira në botë, nuk është dështim

Skuadra e Borussia Dortmund ka nisur pushimet pas eliminimit në Botërorin për klube.

Trajneri Niko Kovaç, duke analizuar paraqitjen e të tijve në këtë turne, shprehet i kënaqur, pasi skuadra e tij arriti ta kalojë fazën e grupeve.

“Nuk është dështim të shkosh në shtëpi pas një humbjeje kundër Real Madrid. Arritëm të shkojmë deri mes 8 skuadrave më të mira në botë dhe ky është një rezultat shumë i mirë“, deklaroi Niko Kovac.

“Ishte një turne i mirë për ne, arritëm të punojmë në disa drejtime që i konsideroj të rëndësishme.

Pamë disa gjëra që duhet të përmirësojmë në të ardhmen dhe do të punojmë pas pushimeve”, u shpreh trajneri i verdhezinjve.



Read it all at Bota Sot