Napoli i thotë “jo” ofertës së Galatasaray-t për Osimhen

- Bota Sot

Napoli i thotë “jo” ofertës së Galatasaray-t për Osimhen

E ardhmja e Victor Osimhen mbetet në pikëpyetje. Sulmuesi nigerian do të dëshironte të qëndronte në Turqi dhe Galatasaray po bën përpjekje serioze për ta mbajtur. Huazimi i tij ka përfunduar dhe lojtari është kthyer zyrtarisht te Napoli, por jo për të qëndruar.

Prej më shumë se një viti, presidenti Aurelio De Laurentiis kërkon të shesë Osimhen, por operacioni po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Në kontratën e tij ekziston një klauzolë largimi prej 75 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë, e cila skadon më 15 korrik.

Napoli nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kjo shumë, ndonëse Galatasaray ka paraqitur një ofertë prej 60 milionësh.

Osimhen ka bërë të ditur se dëshiron të qëndrojë te Galatasaray dhe klubi turk ka arritur një marrëveshje me lojtarin për një kontratë deri më 30 qershor 2028.

Ndërkohë, klubet e tjera vazhdojnë të ndjekin situatën nga afër. Al Hilal i trajnerit Simone Inzaghi është tërhequr pasi Osimhen refuzoi një ofertë marramendëse prej 40 milionë eurosh neto në sezon.

Në prapaskenë qëndron edhe Juventusi, që pavarësisht afrimit të Jonathan David, është ende në kërkim të një sulmuesi me profil të lartë ndërkombëtar.



Read it all at Bota Sot