Bayerni këmbëngul

- Bota Sot

Bayerni këmbëngul

Dëmtimi i rëndë i Jamal Musialas ka detyruar Bayern Munich të përshpejtojë lëvizjet në merkato.

Sipas asaj që raporton e përditshmja gjermane Bild, klubi bavarez ka vendosur të shtojë përpjekjet për të sjellë në “Allianz Arena” yllin kolumbian të Liverpoolit, Luis Diaz.

Ai shihet si profili ideal dhe, sipas Bild, kontaktet e para mes palëve janë bërë. Mësohet se sulmuesi kolumbian i ka shprehur interes Bayernit për një transferim të mundshëm në Bundesliga.

Gjithashtu, në radarët e bavarezëve është edhe Nick Woltemade, talenti gjerman që shkëlqeu në Europianin U21 dhe shihet si një investim për të ardhmen.

Megjithatë, Liverpool nuk ka ndërmend të lejojë largimin e Luis Diaz. Klubi anglez e konsideron atë pjesë thelbësore të projektit afatgjatë dhe ka refuzuar mundësinë e shitjes, të paktën për këtë merkato verore.

Diaz ka pasur një sezon të shkëlqyer, me 17 gola dhe 8 asistime në 50 ndeshje, duke treguar vlerën e tij si një nga lojtarët më të rrezikshëm të “The Reds”..



Read it all at Bota Sot