Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit tërë vëmendjen e ka për edicionin e ri në Landesliga.
Megjithatë është falënderuese edhe futbollistit Astrit Hyseni.
“Klubi i Futbollit FC Kosova Düsseldorf shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për mesfushorin Astrit Hyseni, i cili përfaqësoi me dinjitet ngjyrat tona gjatë sezoneve të kaluara, por edhe në sezonin e ri, 2025/26.
Gjatë sezonit të kaluar, Astriti dha një kontribut të jashtëzakonshëm në fushë, duke zhvilluar 29 ndeshje, realizuar 4 gola dhe dhënë 10 asistime, gjithmonë me profesionalizëm, përkushtim dhe shpirt gare në çdo sfidë. Pa harruar edhe ndeshjet e kupës, ku u shpall lojtari më i mirë!
Jemi krenarë që kemi qenë pjesë e rrugëtimit të tij dhe i urojmë suksese të mëtejshme në karrierën e tij futbollistike te FC Kosova Düsseldorf – klubi i zemrës”, ka shkruar Flori Balliu.