Eurogoli i Agim Canës në Kroaci dhe veprimi i tij që la pa koment Çiro Bllazheviqin

- Bota Sot

Eurogoli i Agim Canës në Kroaci dhe veprimi i tij që la pa koment Çiro Bllazheviqin

Agim Cana, futbollist i gjeneratës së artë të Prishtinës, që bëri krenarë shqiptarët jo vetëm në Kosovë por kudo që jetoni e veproni në vitet e 80-ta. 

Cana përveç si lojtar i shquar ndonjëherë nuk e kontrollonte veten nga emocionet!

E veçanta e tij ka qenë më 23 qershor të vitit 1985, Prishtina ngadhjënjeu me rezultat 2:1 në konak të Rijekës në një ndeshje për infarkt.

Në minutën e 87-të Cana si për çudi shkaktoi penallti duke e rrëzuar Desnicën, ndërsa portieri i Rijekës Saviq (88’) gjuajti nga penalltia por goditi tërthorësen e Prishtinës.

“Agim Cana e qëlloi topin prej nja 30 metra me goditje shumë të fortë. 

Granada e Canës futet në këndin e djathtë të sipërm të Saviqit, i cili nuk pati kohë jo vetëm të intervenojë por as ta përcjellë me shikim. 

Ishte ky shënim i rrallë dhe evrogol i Canës që rrallë shihet në stadiume tona”, kishte shkruar gazetari Veli Vraniqi për sportin e “Rilindjes”.

Gjesti i Agim Canës që la pa fjalë kryetrajnerin e tij, Mirosllav Çiro Bllazheviqin, padyshim ka qenë në Prishtinë.

Prishtinës patjetër i duhej fitorja ndaj Vardartit të Darko Pançevit dhe si për habi e për nga emocionet e mbi 35 mijë shikuesve në stadium, Cana bëri gjestin që nuk pritej. 

Shqelmon pa top Simonovskin e Vardarit dhe nga minuta e pestë Prishtina mbetet pa një lojtar, megjithatë e mposhtën Vardarin me rezultat 2:0 në kuadër të javës së 30-të me 9 qershor të vitit 1985.

Një ndeshje e cila Canës gjithmonë do t’i mbetet në kujtesë është në “Marakana” të Beograd kur e barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 57-të dhe Prishtina ngadhënjeu me 1:3 ndaj Cërvena Zvezdës në kuadër të javës së 11-të (16 tetor, 1983).

23 qershor, 1985
Rijeka – Prishtina 1:2

Shikues: 8.000.
Gjyqtarë: Vllajiqi i Beogradit, Gllavina i Klisit e Nikoliqi i Mostarit.
Shënues: Valençiqi (39) - Batroviq (76) e Cana (80’).
Rijeka: Saviq 5, Lepojeviq 6, Milenkoviqi 6, Tiçiqi 6. Hrstiqi 6, Sredojeviqi 6, Shkerjanci 5, Graçani 6, Materlani 5 (Paliska 6), Valençiqi 7 dhe Desnica 6.
Prishtina: Neshet Zhaveli 6, Agim Cana 7 (Shefqet Sinani), Faton Domi 6, Rafet Prekazi 6, Skënder Shengyli 7, Rifat Mehinoviqi 6, Mensur Nexhipi 6, Sahit Kelmendi 6, Xhevdet Muriqi 6 (Kujtim Shala 7), Fadil Muriqi 7 dhe Zoran Batroviqi 8. Kryetrajner Mirosllav Bllazheviq.



Read it all at Bota Sot