Një zjarr i fuqishëm që ka shpërthyer pranë qytetit të Marsejës, në jug të Francës, konkretisht në zonën Le Pennes-Mirabeau, ka detyruar pezullimin e plotë të operacioneve në aeroportin ndërkombëtar Marseille-Provence.
Sipas një përfaqësuesi të administratës së aeroportit, prej mesditës janë ndalur të gjitha nisjet dhe mbërritjet e fluturimeve.
Disa prej fluturimeve janë devijuar drejt aeroporteve të tjera rajonale, përfshirë Nicën, Nîmes dhe destinacione të tjera afër.
Autoritetet po ndjekin situatën me kujdes, ndërsa ekipet zjarrfikëse janë në terren për të vënë nën kontroll flakët.