Murati e pyet chatGPT-në për reagimet e kundreagimet me Ramën

- Bota Sot

Murati e pyet chatGPT-në për reagimet e kundreagimet me Ramën

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati në një postim të tij ka treguar se për çka po përdorë chatGPT-në.

Ai i ka reaguar mbrëmë kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama lidhur me

Ia dhashë chatGPT-së postimin e Përparim Ramës si dhe postimin tim, për këtë punën e buxhetit të Komunës së Prishtinës, dhe e pyeta se kush po e thotë të vërtetën. Shiheni se çfarë përgjigje ktheu”, tha ai.

Fillimisht, të hënën kryetari i Prishtinës, Përparim Ram ka akuzuar qeverinë për “bllokadë të qëllimshme poltike”, duke theksuar se prej më shumë se gjysmë viti kryeqyteti është pa buxhet.

“Rreziku është alarmant dhe prek të gjitha shërbimet jetike në Kryeqytet: qendrat e kujdesit shëndetësor dhe transporti publik rrezikojnë shërbimin dhe arsimi parashkollor është në vështërsi. Të gjitha shërbimet jetike janë prekur nga bllokada e qeverisë”, ka thënë Rama.

Ai ka shpërndarë letrën me të cilën i janë drejtuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve me kërkesën “që të veprojë në përputhje me Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2025 dhe të ofrojë një zgjidhje urgjente dhe ligjore, jo të prodhojë pengesa të reja”.

“Ne do të përdorim çdo mjet ligjor dhe institucional për të mbrojtur qytetarët tanë nga kjo padrejtësi flagrante dhe luftë e ulët politike. Ky nuk është vetëm detyrimi ynë institucional. Është detyrimi ynë moral”, ka thënë Rama.

Kurse, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Prishtinës të hënën se kryeqyteti është pa buxhet “për shkak të një bllokade të qëllimshme politike”.

Përmes një shkrimi në Facebook, Murati i ka quajtur gënjeshtra deklarimet e Ramës.

Buxheti komunal duhet të miratohet nga asambleja komunale më së voni deri me 30 shtator ashtu që pastaj të mund të bëhet pjesë e Ligjit të Buxhetit, i cili nga Qeveria dërgohet në Kuvend më së voni me 31 tetor”, ka shkruar Murati.

Ai ka thënë se Komuna e Prishtinës nuk ka arritur ta miratojë buxhetin as me 30 shtator, e madje as me 31 tetor.

“Siç e dini, Kuvendi tash e sa muaj po mbahet i bllokuar nga opozita që po e shkel Kushtetutën duke mos votuar. Tek pasi të konstituohet Kuvendi, e të zgjedhet Qeveria e Re, mund të iniciohet plotësim/ndryshimi i Ligjit të Buxhetit për ta përfshirë edhe projekt-buxhetin e Komunës së Prishtinës. Sa plason akuza të pavërteta, Përparim Rama e ka shumë më të lehtë që t’i kërkojë partisë së tij, LDK-së, që të kryejë obligimin kushtetues e të votojë për konstituim të Kuvendit, ashtu që pastaj të mundësohet edhe plotësimi i Ligjit të Buxhetit me buxhetin e Komunës së Prishtinës”, ka thënë mes tjerash Murati.



Read it all at Bota Sot