Në një situatë ku Juventusi po kërkon mënyra për të gjetur një destinacion për sulmuesin Dushan Vlahoviq, në anën tjetër Al Hilal, ekipi i trajnerit Inzagi, ka nevojë të madhe për një bomber të klasit të lartë.
Dy nevoja të ndryshme, por që mund të gërshetohen në një marrëveshje të mundshme.
Sipas mediave franceze si “L’Equipe”, klubi saudit ka nisur kontaktet e para për shërbimet e serbit, i cili është bërë një opsion i dytë për trajnerin Igor Tudor dhe ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2026.
Megjithatë, Vlahoviç nuk është prioriteti kryesor i Al Hilal, që synon me forcë sulmuesin e Napolit, Viktor Osimhen.