Milot Rashica është shumë pranë rikthimit të madh në Bundesligën gjermane.
Sipas mediave turke, Borussia Monchengladbach ka arritur marrëveshje në parim me Besiktasin për transferimin e anësorit kosovar.
Gladbach ka ofruar 10 milionë euro për kartonin e Rashicës – ofertë që është pranuar nga klubi turk, i cili tashmë e kishte vendosur lojtarin në listën e shitjeve.
Pritet që gjithçka të bëhet zyrtare brenda pak ditësh, pasi palët kanë rënë dakord për kushtet e përgjithshme.
Rashica, që ka kontratë me Besiktasin deri më 2027, nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, dhe largimi i tij ishte i pashmangshëm.
Në sezonin 2024/25, ai regjistroi 41 paraqitje, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 12 asistime, duke treguar kontribut të rëndësishëm pavarësisht se nuk ishte pjesë e planeve afatgjata të klubit.
Për Rashicën, ky do të jetë një rikthim i njohur, pasi më parë ka luajtur në Bundesligë me Werder Bremenin.