UEFA konfirmon sanksionet për tre futbollistët e Realit

- Bota Sot

UEFA konfirmon sanksionet për tre futbollistët e Realit

UEFA ka marrë një qëndrim të ashpër, duke hedhur poshtë apelimin e Real Madridit dhe duke lënë në fuqi sanksionet kundër Antonio Rydiger, Kilië Mbape dhe Dani Sebajos për gjeste ofenduese gjatë festimit të fitores kundër Atletiko Madrid në Metropolitano më 12 mars. 

Komisioni disiplinor evropian ka vendosur që sjellja e tre futbollistëve meriton sanksion, pavarësisht provokimeve që vijnë nga tribunat, nga të cilat siç pretendon Reali u hodhën objekte. Nuk ka asgjë për të bërë: për UEFA-n këto janë reagime të tepërta, të pajustifikueshme.

Në detaje, Rydiger u gjobit me 40,000 euro për një gjest të konsideruar ndër më seriozët: ai bëri sikur po i priste fytin drejt kurbës së tifozëve të Atletikos; Mbape, i gjobitur me 30,000 euro, preku pjesët e tij intime gjatë festimeve; Sebajos,në fund, do të duhet të paguajë 20,000 euro për një “gjest ombrellë” në hyrje të dhomës së zhveshjes.

Të tre u dënuan me një ndalim me kusht: ata do të humbasin një ndeshje në garat e UEFA-s vetëm në rast të një shkeljeje të përsëritur brenda një viti. Asnjë sanksion për Vinicius, çështja e tij u arkivua për mungesë serioziteti.



Read it all at Bota Sot