Tirana ka nisur ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.
Pas mesfushorit gjeorgjian, Tsotne Patsatsia, klubi bardheblu ka zyrtarizuar dhe sulmuesin kamerunas, Serge Tabekou.
“Me eksperiencë në kampionate të ndryshme, i shpejtëm teknik dhe i rrezikshëm në zonë”, kështu e përshkruan klubi kryeqytetas blerjen e re.
Njoftimi i klubit:
Zyrtare: Serge Tabekou bashkohet me Tiranën!
Klubi i Futbollit Tirana njoftoj afrimin e sulmuesit kamerunas Serge Tabekou, i cili ka firmosur me bardheblutë për sezonin e ri!
Me eksperiencë në kampionate të ndryshme evropiane dhe një profil të shpejtë, teknik e të rrezikshëm në zonë, Tabekou pritet të jetë një armë shtesë në repartin ofensiv të Tiranës.
Mirësevjen në familjen bardheblu, Serge!