Tri blerje në fund të korriku

- Bota Sot

Tri blerje në fund të korriku

Gazeta gjermane “Bild” zbulon se Bayern po ruan disa “fishekë” të fundit për merkaton e verës.

Klubi bavarez pritet të bëjë tri blerje befasuese në fund të muajit korrik ose në nisje të muajit gusht.

Trajneri Kompany ka kërkuar një qendërmbrojtës, një mbrojtës të djathtë dhe një sulmues që mbulon krahët e sulmit.

Dëshira e belgut është që ky sulmues të jetë i përshtatshëm për dy ose tri pozicione, pra një lojtar polivalent. Ai ka disa ide, por deri tani Bild nuk zbulon emra.

Boey ka dështuar në Mynih dhe pritet të shitet. Bayern do të investojë mbi 30 mln euro për një mbrojtës të djathtë.



Read it all at Bota Sot