Prishtina e Re përforcohet me Drilon Fazliun

- Bota Sot

Prishtina e Re përforcohet me Drilon Fazliun

Skuadra Prishtina e Re ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të majtë Drilon Fazliu.

Fazliu, njëzet e katër vjeç, ka përvojë në nivelet më të larta të futbollit kosovar, duke luajtur më parë për Llapin dhe së fundmi për Vushtrrinë.

“Drilon Fazliu bashkohet me Prishtinën e Re.

Sulmuesi i majtë njëzet e katër vjeçar, me përvojë në nivelet më të larta të futbollit kosovar, është afrimi më i ri në skuadrën tonë. Fazliu në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e Llapit dhe së fundmi të Vushtrrisë, duke u dalluar për shpejtësinë, depërtimet dhe vendosmërinë në zonë.

Driloni ishte fitues i Kupës së Kosovës në vitin 2022 dhe i Superkupës në edicionin 2021/2022. Ai vjen me mentalitet fitues dhe dëshirë për të lënë gjurmë të reja në Superligë”, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.



Read it all at Bota Sot