Adrion Pajaziti është futbollisti më i ri i Hajduk Split.
Pasi mbylli huazimin te Gorica, mesfushori 22-vjeçar vendosi që të largohej përfundimisht edhe nga Fulham, per të qëndruan në Kroaci, por tek një ekip tjetër.
Me Hajduk Split, Pajaziti ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029. Ai që këmbënguli më shumë për shqiptar ishte ish-mesfushori Ivan Rakitic, i cili tashmë është pjesë e bordit të klubit kroat nga Spliti.
ZYRTARE/ Karrierë spektakolare në Evropë, legjenda kroate Ivan “pensionohet” nga futbolli
Kujtojmë se 22-vjeçari është një lojtar i dalë pikërisht nga Fulham në Angli. Ai është huazuar dy herë, në Koraci te ekipi i Goricës, por edhe në futbollin norvegjez, ku ka luajtur për Haugesund.