Gjermania fiton me përmbysje

- Bota Sot

Gjermania fiton me përmbysje

Gjermania përmbysi disavantazhin e pjesës së parë, duke mundur 2-1 Danimarkën në ndeshjen e dytë në Grupin C të Evropianit të Femrave. Ishte fitorja e dytë për gjermanet, ndërsa danezet janë praktikisht të eliminuara.

 Gjermania arriti fitoren e dytë në Grupin C të evropianit të femrave, duke mundur 2-1 Danimarkën. Gjermanet dominuan pjesën e parë me zotërimin e topit dhe me më tepër raste të krijuara, por në pushimin midis pjesëve ishin danezet ato që shkuan me epërsinë e një goli.

Amalie Vangsgaard shënoi në minutën 26-të, duke i dhënë kryesimin e skuadrës së saj. Në fundin e pjesës së parë, Gjermania mori një penallti që më pas u anulua, duke u kthyer vetëm në një goditje të lirë në hyrje të zonës. Në minutën e 56-të, një tjetër penallti për Gjermaninë, që këtë herë qëndron edhe pas shqyrtimit nga VAR. Sjoeke Nusken gjuajti saktë dhe barazoi rezultatin.

Përpjekjet e Gjermanisë për golin e dytë u kurorëzuan dhjetë minuta më pas, kur Lea Schuller mposhti portieren daneze Ostergaard. Gjermani krijoi edhe raste të tjera, megjithatë nuk pati më gola të tjerë. Gjashtë pikë në grup për gjermane, që janë me një këmbë në raundin me eliminim, ndërsa Danimarka është pranë eliminimit.



Read it all at Bota Sot