Ardit Nikaj nis aventurën e re, sulmuesi lë Skënderbeun për klubin që ka fituar 22 trofe

- Bota Sot

Ardit Nikaj nis aventurën e re, sulmuesi lë Skënderbeun për klubin që ka fituar 22 trofe

Ardit Nikaj është futbollisti më i ri i Wisla Krakow.

Sulmuesi 23-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Skënderbeun, për të nisur një të re në ligën e dytë polake.

Nga korçarët te Wisla, Nikaj do të jetë në formë huazimi deri në verën e vitit të ardhshëm.

Megjithatë, klubi polak që ka fituar 22 trofe, ka të drejtën e blerjes, në rast se sulmuesi 23-vjeçar do të bindë me paraqitjet e tij.

Kujtojmë se Nikaj e ka nisur karrierën e tij te Vllaznia, duke luajtur deri te ekipi U19. Më pas, sulmuesi u bashkua me Skënderbeun, me të cilët luajti nga 2021-shi e deri më sot.



Read it all at Bota Sot