Në shtetet perëndimore e në Skandinavi ka shumë sportistë shqiptarë që po shkëlqejnë.
Njëri ndër ta është edhe futbollisti i talentuar nga Ferizaj, Orges Misini.
Ky talent po shquhet në çdo ndeshje.
Është 14 - vjeçar por shquhet me shpejtësi e teknkë të përsosur, si dhe goditje të forta.
Në fund të muajit qershor ka treguar cilësizë e tij në turneun “Dalecarlia Cup”, ku ishte lojtari vendimtar për Islingby IK!
Ekipi i tij ngadhënjeu në finale me rezultat 2:0, ku golin e parë e realizoi Misini.
Është interesant se nga tetë ndeshje realizoi 20 gola apo mesatarja për ndeshje nga 2.5 gola.
“Kam luajtur si mesfushor ofensivë dhe ka shkuar shumë mirë për mua", kështu kishte deklaruar Misini për mediumin suedez “BT-Sporten”.