Vdekja e 27-vjeçarit, ja çka thotë motra e tij

- Bota Sot

Vdekja e 27-vjeçarit, ja çka thotë motra e tij

Motra e Agonit, 27 vjeçarit që vdiq në Lipjan i ka dedikuar atij një shkrim emocional në rrjete sociale.

” Agoni kishte një shpirt që s’dinte çfarë ishte urrejtja apo ligësia, duket sikur ende është këtu, në çdo lot që rrjedh”, shkroi ajo ndër tjerash.

Shkrimi i plotë:

Agoni nuk ishte thjesht vëllai im, ai ishte një pjesë e shpirtit tim. Një djalë me zemër të madhe, me buzëqeshje që e ndriçonte gjithë dhomën, me një shpirt që s’dinte çfarë ishte urrejtja apo ligësia. Edhe pse jeta e tij u ndërpre shumë herët, kujtimi i tij është aq i gjallë sa duket sikur ende është këtu në çdo kujtim, në çdo ndjenjë, në çdo lot që rrjedh pa zë.

Ai kishte ëndrra, plane, dëshira. Kishte ende kaq shumë për të thënë, për të bërë, për të dashur. Por ndonjëherë jeta i merr më të mirët para kohe, dhe ndonëse kjo dhemb pamasë, e di se Agoni la pas diçka të çmuar, dashurinë e tij. Një dashuri që nuk vdes.

Faleminderit, Agon, që ishe dhe që gjithmonë do të jesh pjesë e jetës sime. Do të të dua përjetësisht.

21.03.1998

07.07.2025



Read it all at Bota Sot