Lojtari nga Kosova te Torino

- Bota Sot

Lojtari nga Kosova te Torino

Tani ësht zyrtare, Ardian Ismajli është një lojtar i ri i Torinos.

Ish-mbrojtësi i Empolit mbërriti gjatë ditës së djeshme në Torino për të kryer procedurat e nevojshme, vizitat mjekësore, për të firmosur më pas me klubin granata.

Mbrojtësi kuqezi mbërrin në Torino me parametra zero pas katër vitesh të kaluara me Empolin, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me mundësinë për një të tretë.

Njoftimi i klubit: “Klubi i Futbollit Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ka nënshkruar kontratë me lojtarin Ardian Ismajli, i cili ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2027, me një opsion për sezonin pasardhës”.



Read it all at Bota Sot